NBA, LeBron James afron Clevelandin me finalet

25/05/2015 00:00

Cleveland Cavaliers është vetëm një fitore larg finaleve të NBA. Skuadra e udhëhequr nga LeBron James fitoi në shtesë ndaj Atlanta Hawks me rezultatin 114-111, duke e çuar serinë e finaleve të Konferencës së Lindjes në 3-0.

“King” James shënoi një “triple-double”, me 37 pikë, 18 topa në tabelë (8 prej tyre në sulm) dhe 13 asiste.

Atlanta i “shpërndau” jashtëzakonisht mirë pikët, me 6 lojtarë, të cilët shënuan mbi 10 pikë secili, por kjo nuk mjaftoi për të mposhtur Cleveland.

Ndeshja e katërt e serisë finale (dhe ndoshta e fundit) do të luhet të martën, në orën 02:30 të mëngjesit.

Top Channel