Argjentinë, lojtari humb ndjenjat në fushë dhe vdes rrugës për në spital

25/05/2015 00:00

Dhjetë ditë pasi Emanuel Ortega vdiq pas një përplasjeje të fortë me murin rrethues të fushës së lojës, një tjetër tragjedi ka ndodhur në futbollin argjentinas.

Gjatë ndeshjes Boca Unidos-Atletico Parana, Cristian Gomez i Atleticos ra pa ndjenja në fushën e lojës dhe humbi jetën gjatë rrugës për në spital.

Ramon Gomez, delegati i ndeshjes, tha për “Ole”: “Cristian nisi të dridhej dhe ra në tokë. Më pas, nuk lëvizi më. Nuk e dimë çfarë ka ndodhur, pasi ai nuk vuante nga asgjë”.

Top Channel