Elhaida Dani flet pas “Eurovision”: Emrin e Shqipërisë do ta çoj në skena të mëdha

25/05/2015 00:00

Pjesëmarrja e saj është bërë qendra e diskutimeve dhe ka zënë kryeartikujt e mediave që nga momenti që është zgjedhur si përfaqësuesja e Shqipërsië në Festivalin e 60-të të Eurovizion por pas një rruge të gjatë dhe të lodhshme, Elhaida Dani, ka reaguar për herë të parë që nga “zhgënjimi” i marrë nga ky festival.

Përmes një postimi të bërë në rrjetin social “Facebook”, Elhaida ka falenderuar të gjithë mbështetësit e saj dhe ka premtuar se emrin e Shqipërisë do e marrë me vete në skena të mëdha, duke thënë:

“Ndihem e përulur ndaj mbështetjes që më keni dhënë… Them me plot gojën që ia vlejtën muaj e muaj punë, fjalë të padrejta, netë të tëra pa gjumë dhe lodhje, pasi në këto ditë kam parë një komb të bashkuar si rrallë herë, për një këngë, për mua.”

“Të jesh në atë skenë nuk është e lehtë. Duke pasur përgjegjësinë të përfaqësoj vendin tim, më ka emocionuar shumë dhe ndoshta më mirë, pasi çdo tingull që kam nxjerr nga trupi im ka qënë i vërtetë, i saktë apo jo, ai ka qënë i sinqertë dhe i ndjerë si asnjëherë më parë.”

“Ky status është vetëm për ju, të gjithë ju që më mbështetët. Për votat e shumta që shpenzuat për mua, gjithë shqiptarët në të gjithë botën. Tani nuk duhet të mërzitemi pasi më besoni, do punoj shumë që emrin e Shqipërisë ta marr me vete edhe në skena më të mëdha.
Ju dua shumë vërtet! Ju përqafoj unë dhe familja ime që ju falenderon sinqerisht . Elhaida Dani”

Top Channel