Rikthehet ankthi në Tunizi, një ushtar qëlloi kolegët në një bazë ushtarake

25/05/2015 00:00

Është rikthyer frika në qendër të Tunizit. Zemra e kryeqytetit tunizian, zona e Bardosë, teatrit të kthyer në skenën e sulmit terrorist të muajit mars, ku u vranë mbi 20 shtetas të huaj, përjetoi sot të tjera momente paniku kur një ushtar qëlloi mbi kolegët e tij të kazermës.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Belhassen Oueslati, sqaroi se nga incidenti ka disa të plagosur, por nuk foli për të vrarë. Situata në kazermën e Bouchoucha-s tanimë është nën kontroll.

Forcat tuniziane të sigurisë mbeten në gjendje gatishmërie të lartë që prej incidentit të tre muajve më parë. Ngjarja e sotme megjithatë nuk besohet të ketë sfond terrorist.

Top Channel