Zbulohen 139 varre në kufirin mes Malajzisë dhe Tajlandës; janë të emigrantëve

25/05/2015 00:00

139 varre të përbashkëta janë gjetur në 28 kampe të trafikimit të njerëzve përgjatë kufirit të Malajzisë me Tajlandën, ku kalojnë mijëra refugjatë, kryesisht myslimanë Rohingya që i largohen persekutimit në Birmani.

Gropa të ngjashme janë zbuluar me herët edhe në Tajlandë, me të paktën 30 trupa të pajetë brenda. Mendohet se në kampet e tmerrit, trafikantët mbajnë peng shumë prej emigrantëve me shpresën të paguhen nga familjet e tyre. Nga ana tjetër, nuk janë të paktë edhe refugjatët që kanë humbur jetën prej sëmundjeve apo urisë.

Sipas korrespondentëve të huaj, kampet malajziane ndodhen në një zonë me prani të madhe ushtarake e policore, ndaj shumë pyesin përse autoritetet atje nuk kanë kaluar në veprim më përpara, çka me të gjithe gjasat do të kishte shpëtuar mjaft jetë njerëzish.

Top Channel