Kryebashkiaku më i ri në botë, vetëm 19 vjeç

25/05/2015 00:00

Kryebashkiaku më i ri në historinë e Merilendit në Shtetet e Bashkuara u betua dhe u zotua se përparësia e tij kryesore është të sjellë biznesin përsëri në qytetin e vogël Indian Head.

Brandon Paulin është vetëm 19 vjeç. Ai zëvendësoi në këtë post kryetarin 69-vjeçar të bashkisë, duke u premtuar katër mijë banorëve të qytetit, se do të punojë për të rihapur përsëri bizneset, dhe njerëzit duket se kanë besim tek ai.

19-vjeçari jeton me prindërit dhe po merr klasa kolegji në internet.

Top Channel