Vuçiç flet para vizitës në Tiranë: Ja pse me shqiptarët duhet të kemi marrëdhënie të mira

25/05/2015 00:00

Vetëm dy ditë para vizitës së tij zyrtare në Tiranë, kryeministrisë i Serbisë, Aleksandër Vuçiç shprehet se duhet të bëhet kujdes me shqiptarët.

Në një intervistë për radion B92, Vuçiç ka thënë se shqiptarët janë “një popull në zgjerim” dhe se “duhet të kemi kujdes prej tyre e të kemi marrëdhënie të mira”.

Lidhur me dronin në incidentin e tetorit të shkuar në Beograd, kryeministri serb ka ripërsëritur: “Ne e dimë, edhe autoritetet e dinë, se çfarë ndodhi. Akti ishte padyshim i organizuar politikisht. Të dy, Edi Rama dhe unë, e dimë se kush e bëri”.

Vuçiç ka shtuar se autoritetet serbe kanë bërë “shumë pak deklarata lidhur me politikën në rajon”, megjithatë ka patur disa të tilla, duke iu referuar ngjarjeve në Kumanovë: “Pas ngjarjeve të fundit, Serbia është më e dashur mes popullit të Maqedonisë. Ata panë qëndrimin tonë të mirë, ku ne nuk i bëmë trazirat e tyre më keq, dhe nuk ndërhymë në lidhjet e tyre”.

“Gjithashtu, ne e duam Republikën Srpska, por e respektojmë Bosnjë Hercegovinën”, ka shtuar Vuçiç.

Top Channel