Përmbytje në Oklahoma dhe Teksas, tre të vdekur

25/05/2015 00:00

Të paktën tre persona kanë vdekur dhe qindra shtëpi janë shkatërruar nga përmbytjet në SHBA jugore. Dy persona u vranë në një aksident në Oklahoma, dhe një burrë humbi jetën në San Marcos të Teksasit.

Disa zona kanë pasur një rënie prej 25 cm shi gjatë 24 orëve, ndërsa parashikimet thonë se reshjet do vijojnë. Tetë persona, përfshirë dhe dy fëmijë, janë raportuar të humbur përgjatë lumit Blanco në Teksas, thonë mediat lokale.

Jonathan McComb ndodhej në shtëpin e tij Wimberly bashkë me të shoqen dhe dy fëmijët, kur u rrëmbyen nga rrjedha e ujit. Vetë z. McComb është në spital i plagosur rëndë, ndërsa familja e tij nuk është gjetur ende.

Edhe pesë persona të tjerë raportohen të jenë marrë nga rrjedhat e ujit.

Top Channel