Thaçi niset për në Nju Jork për të raportuar në Këshillin e Sigurimit

25/05/2015 00:00

Zëvendëskryeministri dhe njëherazi ministër i Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi, është nisur këtë të hënë për në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara, ku do të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Në seancën e këtij institucioni ndërkombëtar do të prezantohet dhe diskutohet raporti i rregullt tremujor i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon.

Sipas një njoftimi për shtyp nga Ministria e Jashtme, zv.kryeministri Thaçi, para përfaqësuesve të vendeve të përhershme anëtare të Këshillit të Sigurimit, do të prezantojë arritjet në konsolidimin e shtetësisë së Kosovës dhe do të shpalosë reformat e ndërmarra nga Kosova në tremujorin e fundit.

Thaçi do të flasë edhe për rolin e Republikës së Kosovës për qëndrueshmërinë e rajonit.

Top Channel