E arta e Hamilton në Monako

25/05/2015 00:00

Një ‘pit stop’ i çuditshëm i hoqi nga duart vendin e parë në garën për Çmimin e Madh të Monakos, por duket se Lewis Hamilton nuk ka dalë duarbosh prej principatës.

Pas garës, piloti i britanik i skuadrës “Mercedes” ka pasur në krah një tifoze të veçantë. Modelja Gigi Hadid, e cila ka pak kohë që ka njoftuar ndarjen nga Cody Simpson, u fotografua e afërt me Hamilton, edhe ky prej pak kohësh ‘single’, pas përfundimit të romancës së gjatë me këngëtaren Nicole Scherzingger.

Gigi, e shoqëruar nga mikeshat e saj, mes tyre edhe pinjollja e familjes Kardashian, Kendall Jenner, postoi në Instagram një foto të shkrepur nga bokset e Mercedes me shënimin: “Të duam Lewis Hamilton! Të gjithë e dinë që ti je kampioni!”.

Më herët, piloti dhe modelja janë fotografuar në shoqërinë e njëri-tjetrit në një mbrëmje bamirësie në Montekarlo dhe një burim nga afër çiftit pohoi për mediat rozë britanike se mes tyre ka lindur një romancë.

E vërtetë apo jo? Këtë koha do ta tregojë, por për momentin një gjë mund të thuhet me siguri: Gigi Hadid ka ditur si t’i tërheqë vëmendjen Lewis Hamilton.

FOTO GALERI
1/6
Gigi Hadid viziton Lewis Hamilton në bokset e Mercedes

Top Channel