George dhe Amal Clooney, në Japoni për premierën e filmit “Tomorrowland”

25/05/2015 00:00

George Clooney është shoqëruar nga bashkëshortja Amal në premierën e filmit “Tomorrowland” në Japoni. Ka qenë 37-vjeçarja ajo që ka tërhequr vëmendjen e mediave rozë me një fustan ngjyrë ari, me të cilin dukej shumë elegante.

Fustani kishte një lule të qëndisur në pjesën e sipërme, ndërsa edhe këpucët ishin në të njëjtën ngjyrë sikurse edhe fustani. Pa e ekzagjeruar në grim, Amal Clooney dukej shumë bukur.

37-vjeçarja nuk kishte pasur mundësi ta shoqërontë bashkëshortin në premierën e filmit në Britani, por në Tokio ishte aty për t’i mbajtur dorën dhe për ta duartrokitur, kur George mbaroi fjalimin e tij për “Tomorrowland”.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel