Një kurs, i gjithi i “mëndafshtë”…

25/05/2015 00:00

A jeni kuriozë të dini sesa i mrekullueshëm mund të jetë një krimb mëndafshi? Se çfarë prodhimesh të jashtëzakonshme bëhen prej tij? Një udhëtim emocionues, nga krimbi i mëndafshit deri në zbukurimet e shumëllojshme, që mund të përdoren si aksesorë të pazëvendësueshëm të modës, e kemi bërë në këto ambiente, ku zhvillohet një kurs shumë i veçantë.

TCH: Çarë po punoni?
Florina Berisha (kursante): Po punoj një lule me krimbin e mëndafshtë. Ka ardhur nga Turqia, hera e parë qe e kam parë. Unë po punoj disa lule, për t’i vendosur në çantën e syzeve.

TCH: Çfarë do bëni tjetër?
Florina Berisha: Kordele, lule që vendosen në jakën e meshkujve dhe të femrave, zbukurime për shtëpi, zbukurojmë kapele, panorama të lezeçme.

TCH: Si punohet me krimbin e mëndafshtë?
Florina Berisha: Krimbi i mëndafshtë pritet me biçakun dhe i japim formën e duhur me gërshërët përkatëse.

TCH: Cili është qëllimi juaj me këtë punë?
Florina Berisha: Është diçka që më qetëson, e punoj me dëshirë, më tepër për ta njohur. Nuk e di çfarë do të bëj me këtë punë në të ardhmen.

Xhesika Gasa (kursante): Unë për momentin po bëj një mbajtëse syzesh. Me majën e gjilpërës mundohem të kap majat e luleve, që të mos bien. Kursi ka nisur rreth 3 ditë më përpara, duke parë se më pëlqen po vij çdo ditë.

TCH: Të tërheq të punosh?
Xhesika Gasa (kursante): Po patjetër. Më përpara kam bërë dhe arte të tjera artizanale, kjo është puna e radhës.

TCH: Çfarë keni punuar tjetër?
Xhesika Gasa (kursante): Zbukurime për shtëpi, kapele si kjo që kam në kokë, aksesorë të ndryshëm etj.

TCH: Sa e vështirë është?
Xhesika Gasa (kursante): Nuk është e vështirë, është punë e lehtë. Sigurisht dhe me ndihmën e mësueses.

Ky projekt shumëngjyrësh, përveç se ofron njohuri në dobi të artizanëve shqiptarë, hap një portë të re në rigjallërimin e artizanatit, me zbukurimet dhe lulet e mëndafshit. Me ndihmën e një palë gërshëre, me krimbin e mëndafshtë dhe me një dozë fantazie, mund të përftojmë zbukurime unike, si kurorë nuseje, mbajtëse syzesh, lule, kapele etj.

“Ky nuk është art i ri, ka vite që bëhet. Është art osman dhe 2400 vite më parë është kultivuar në zonën e Anadollit, Turqisë aziatike. Ky art është zbuluar në Kinë, por atje tashmë nuk ka arte të tilla. Si fillim u përdor për shkronjat e Kuranit dhe më vonë u përdor për të bërë kurora, veshjet e nuses deri në ditët e sotme, që bëhet çdo zbukurim i mundshëm”, tha Meral Evcin Ozdemir, designer.

TCH: Kanë interes vajzat shqiptare për të mësuar mbi teknikën e përpunimit të krimbit të mëndafsht?
Meral Evcin Ozdemir, Designer: Kanë ardhur shumë studente dhe ne kemi shkuar tek Akademia e Arteve, për t’u treguar këtë punë. Janë shumë kureshtarë dhe përshtaten menjëherë. Fillojnë më pas të bëjnë punimet nga mendja e tyre.

Top Channel