Fotoja që po bën xhiron e botës; çifti lutet para martesës

25/05/2015 00:00

Një çift që shihet duke u lutur para se të shkonin në altar dhe t’i premtonin dashuri të përjetshme njëri-tjetrit, është duke bërë xhiron e botës. Ka qenë Dwane Schimdt, një fotograf dashmash, ai që ka bërë foton dhe më pas e ka publikuar në Facebook.

Caleb Earwood, që është marins i Shteteve te Bashkuara të Amerikës, dhe e fejuara e tij Maggie, të dy nga Karolina veriore, shihen me sy të mbyllur, të kapur për dore dhe larg familjarëve dhe të ftuarve tjerë duke u lutur. Ata nuk kanë parë njëri-tjetrin, ashtu siç e kërkon edhe tradita.

“Kam bërë fotografi në shumë dasma. Kjo foto është më e mira dhe me më së shumti kuptim që kam shkrepur ndonjëherë. Para se të fillonte ceremonia dhe para se të shikonin njëri-tjetrin, Caleb ka bërë një lutje për martesën dhe jetën e tyre”, ka thënë Schimdt.

Që nga dita e shtunë kur është publikur kjo foto, mbi 25 mijë vetë i kanë dhënë “like”, ndërsa mijëra komente kanë përgëzuar çiftin për këtë gjest. Shumë komentues janë shprehur se kanë qarë në momentin kur e kanë parë foton.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel