“Vallëzimi” i mbretëreshave në Liverpool

25/05/2015 00:00

“Mbretëresha Mary 2” u është bashkuar dy mbretëreshave të tjera, asaj “Victoria” dhe “Elizabeth”, në një spektakël të anijeve më të mëdha në lumin Mersey në Liverpool.

Qindra njerëz u bënë pjesë e kësaj shfaqeje, e cila u organizua për nder të 175-vjetorit të kompanisë “Cunard”. Anijet u renditen në krah të njëra-tjetrës duke u bërë gati për kamerat. Ky “vallëzim i mbretëreshave” është përshendetur edhe nga Forcat Ajrore britanike që iu bashkuan shfaqjes.
 
Anija “Mbretërsha Elizabeth” është krijuar në vitin 1936 dhe është e gjatë 315 metra. Në bordin e saj ka vend për 2283 pasagjerë, ndërsa peshon rreth 84 mijë tonë.

“Mbretëresha Mary 2” është prodhuar në vitin 2003 dhe ishte anija me gjatësinë më të madhe në këtë shfaqje, me 345 metra. Ajo ka vend për 2620 vetë, ndërsa peshon rreth 150 mijë tonë.

Ndërsa “Mbretëresha Victoria” është krijuar në vitin 2007 dhe është e gjatë 295 metra. Ajo ka vend për rreth 2000 persona dhe pershon mbi 90 mijë tonë.

FOTO GALERI
1/17

Top Channel