Bradley Cooper: E vrisja shumë mendjen kur isha i ri

26/05/2015 00:00

Nëse do të kishte një këshillë për veten e tij në të shkuarën, Bradley Cooper do t’i thoshte vetes: “Mos u shqetëso për asgjë”.

Aktori i famshëm, i cili aktualisht është i lidhur me modelen ruse Irina Shayk, tregon se nuk është aspak i penduar për jetën e tij, por do të kishte dashur të mos shqetësohej shumë kur ishte më i vogël.

40-vjeçari është shprehur: “E vetmja këshillë që do t’i jepja vetës sime do të ishte të mos shqetësohesha për asgjë, por tani nuk ka më vlerë”.

Gjithashtu, Cooper ka shtuar se nuk duhet t’i kishte marrë aq shumë seriozisht gjërat në të shkuarën, por duhet të ishte relaksuar më shumë.

Gjatë intervistës për revistën “People”, ai ka folur gjithashtu edhe për mikeshën e tij Emma Stone. “Ndjehem me fat që kam punuar pranë saj. Eshtë një femër me të cilën qesh shumë”, ka shtuar Cooper.

Top Channel