NBA, Harden shtyn festën e Golden State Warriors
26/05/2015 00:00
James Harden ka arritur të mbajë gjallë Houston Rockets në serinë e finaleve të Konferencës së Perëndimit në NBA.
Me 45 pikët e tij, “Mjekra” është protagonisti kryesor i ndeshjes së katërt. Houston fitoi 128-115 ndaj Golden State Warriors dhe seria shkoi në 3-1.
Gjithsesi, Golden State do të kërkojë të mbyllë serinë pas dy ditësh në Oakland.
Top Channel