Lufta kundër korrupsionit në Kinë përfshin nisma nga më të rreptat tek ato më të çuditshmet, siç është vendimi për të dërguar një ditë në burg funksionarët e Partisë Komuniste e bashkëshortet e tyre, thjesht që të provojnë se ç’do të thotë e ta kenë parasysh që të mos shkelin në dërrasë të kalbur.

Shoqërimi i drejtuesve partiakë prej grave të tyre ka për qëllim përforcimin e mesazhit në mënyrë të tillë që ai të mbërrijë deri në zemrën e familjes.

Grupi i parë i atyre që u bënë pjesë e inciativës takoi prapa hekurave edhe disa ish-liderë e kolegë të burgosur për abuzim me pushtetin apo për mitmarrje.

Top Channel