Ndalja e përgjimeve nga NSA, nuk do mblidhen më tabulatet telefonike të amerikanëve

26/05/2015 00:00

Agjencia Amerikane e Sigurisë Kombëtare, NSA, pritet të fillojë këtë javë të heqë dorë nga mbledhja e tabulateve telefonike të amerikanëve, pasi Kongresi dështoi në përpjekjet për të reformuar ose zgjeruar programin, dikur sekret, i cili skadon më 1 qershor.

Ligjvënësit janë larguar nga Uashingtoni për një pushim një javor pa trajtuar programin e mbledhjes së tabulateve nga Agjencia e Sigurisë Kombëtare.

Nuk është e qartë nëse ndonjë masë për të rregulluar këtë çështje do mund të merrte mbështetjen e të dyja dhomave të Kongresit. Në një votim pas mesnate të shtunën, senatorët hodhën poshtë një përpjekje të minutës së fundit për të zgjeruar për dy muaj programin e NSA-së për mbledhjen e tabulateve.

Top Channel