Mbretëresha e Spanjës, “kockë e lëkurë”

26/05/2015 00:00

Mbretëresha Letizia e Spanjës i është bashkuar “klubit të femrave kockë e lëkurë”. E fotografuar pranë Presidentit të Hondurasit, Juan Orlando Hernandez, dhe bashkëshortes së tij, Ana Garcia, 42-vjeçarja ka treguar format e saj në një banket, në Tegucigalpa, mbrëmjen e së hënës.

Flokët e shkurtra bënin që t’i binin edhe më shumë në sy kockat e shpatullave.

Dobësimi i Letizias ka nisur qëkur u bë Mbretëreshë e Spanjës, rreth një vit më parë.

Letizia sapo ka nisur një tur 4-ditor në Amerikën Qendrore, ku përfshihet vizita në Honduras dhe në El Salvador.

FOTO GALERI
1/4
Mbretëresha e Spanjës me presidentin e Hondurasit

Top Channel