Angela Merkel, femra me më shumë pushtet në botë

26/05/2015 00:00

Këto ditë gruaja më e fuqishme në botë, Angela Merkel ka shumë ‘halle për të qarë’, që nga emigrantët në Mesdhe, sanksionet dhe tensionet diplomatike me Rusinë, skandali i përgjimeve, stabiliteti i Eurozonës e plot të tjera.

Që të gjitha këto çështje ‘vlojnë’ në kokën e kancelares gjermane, përveç njërës; që vitin tjetër, ndoshta mund të mos jetë më në krye të listës së femrave më me pushtet në botë.

Revista “Forbes” publikoi listën me 100 femra me më shumë ndikim në botë. Angela Merkel kryeson listën për të pestin vit me radhë, por këtë herë ndjekur nga rivalja më e rrezikshme për t’i marrë fronin dhe me mundësi të mëdha, edhe matematikore për të qeverisur botën.

Hillary Clinton renditet e dyta në listën e “Forbes” dhe menjëherë pas tyre Melinda Gates, bashkëshortja e Bill Gates. Në vendin e katërt vendoset Janet Yellen, e emëruar në krye të “Federal Reserve” një vit më parë.

Lista pasohet nga Mary Barra, drejtore ekzekutive e “General Motors”, shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde dhe presidentja e Brazilit, Dilma Roussef, ndërsa top 10 mbyllet me Michelle Obama.

Lista me 100 femrat me më shumë ndikim është një ndërthyrje mes politikaneve, modeleve, këngëtareve e drejtueseve të kompanive më në zë në botë. Këtë vit, surprizë mund të cilësohet futja në këtë listë e Taylor Sëift, këngëtares 25-vjeçare amerikane.

Top Channel