Hamilton, Kendall “ia merr në kthesë” Hadidit

26/05/2015 00:00

Pas zgjënjimit në Montekarlo, Lewis Hamilton është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes, kësaj rradhe jo për ndonjë garë, por për një lidhje të mundshme mes tij dhe supermodeles Kendall Jener.

Pas garës të së dielës, Hamilton ishte shoqëruar me Gigi Hadid duke ngjallur dyshime se mes tyre mund të kishte diçka, por tani në mediet rozë ka filluar të qarkullojë një tjetër emër, ajo e 19-vjeçares Jenner, që duket se “ia ka marrë në kthesë” Hamiltonin Hadidit. 

Kendall është parë shumë e afërt të dielën me pilotin britanik të Mercedes, sa që ky kishte vendosur t’ia jepte zinxhrin e arit, të cilën nuk arrin ta ketë çdokush në qafë, pasi është një gjë e shtrenjtë për 30-vjeçarin.

Pas një lidhje të gjatë me Nicole Scherzinger, Hamilton është ende beqar dhe në kërkim të një lidhje të re. Ndërsa, Kendall që zakonisht ka pëlqyer “djemtë e këqinj” si Chris Brown apo Justin Bieber, mund të bëjë një kthesë pozitive në jetën e saj duke nisur një marëdhënie me Hamilton.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel