I dashuri krenohet me trupin e Rumer Willis

26/05/2015 00:00

I dashuri i Rumer Willis, Tye Blue ka postuar disa foto të së dashurës së tij, duke treguar se Rumer është në formë të mirë pas triumfit në “Dancing with the Stars”. “Vallëzimi të bën trupin perfekt”,- ka shkruar poshtë fotove Blue.

E bija e Bruce Willis dhe Demi Moore shfaqet në foto me një trup perfekt, në bikini të zeza duke shijuar ditët me diell. Rumer fitoi edicionin e 20 të “Dancing…” bashkë me partnerin e saj Val Chmerkovskiy.

Puna e madhe deri të fitorja në këtë spektakël, ka dhënë frytet e veta, pasi Rumer nuk ka fituar vetëm trofeun, por edhe një trup për t’u admiruar.

Të hënën Rumer ka postuar një foto gjatë momentit kur kishte marrë trofeun e “Dancing…” duke shkruar se i mungonte dhe se ishte e hëna e parë që nuk ishte në skenë duke kërcyer. Gjithashtu, ajo ka publikuar një tjetër foto me nënën e saj Demi Moore, me veshje identike që duken si binjake.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel