Çmendet Bayern, 200 mln euro për merkaton e verës

26/05/2015 00:00

Bayern Munich paralajmëron një merkato të fuqishme këtë verë. Pep Guardiola pritet që të ketë në dispozicion 200 milionë euro për të shpenzuar në lojtarët që dëshiron.

Bavarezët nuk duan që sezonin tjetër ta mbyllin me një trofe, aq më pak pa një finale Champions-i, dhe do t’i ofrojnë trajnerit spanjoll gjitha mundësitë për të rikthyer kupën me veshë të gjatë në Gjermani.

Me blerjen e Gareth Bale për 100 milion euro, Real Madridi mban rekordin për transferin më të shtrenjtë në histori, por drejtori i financave në skuadrën bavareze, Christian Dressen ka thënë se Bayerni mund ta thyejë këtë rekord.

Guardiola ka bërë listën e dëshirave dhe kryesohet nga Eden Hazard, mesfushori që ka rrëmbyer çdo trofe të mundshëm personal në Angli. Ai ka qenë shtylla e skuadrës së Mourinhos dhe arsyeja kryesore se pse londinezët festuan dy trofe këtë sezon.

“Rrebeli” i Liverpool-it, Rahem Sterling është i dyti. Lojtari nuk dëshiron të vazhdojë në “Anfield” pasi kërkon të luajë në Champions dhe të fitojë trofe, gjë që e ka të pamundur me “të kuqtë” të cilët vazhdojnë të zhgënjejnë pas çdo sezoni.

Antoine Griezmann, Yacine Brahimi dhe Felipe Anderson plotësojnë listën e Guardiolas, por duhet të pritet deri në merkaton e verës, për të parë lëvizjet e Bayernit.

Top Channel