A$AP Rocky-Rita Ora, marrëdhënie sekrete?!

27/05/2015 00:00

Raperi A$AP Rocky duket se këngën e tij të fundit të titulluar “Better Things” ia ka kushtuar këngëtares Rita Ora, duke lënë kështu të nënkuptohet se dyshja ka pasur një marrëdhënie sekrete.

Kënga, e cila do të jetë pjesë e albumit të ri të A$AP, “A.L.LA”, përfshin disa vargje ku përmendet dhe ofendohet këngëtarja 24-vjeçare.

I kontaktuar nga “MailOnline” për një koment rreth këtij thashethemi, zëdhënësi i Rita Orës ka refuzuar të përgjigjet.

Top Channel