Avioni bën ulje të detyruar, piloti porosit pica për udhëtarët

27/05/2015 00:00

Udhëtarët e linjës Filadelfia-Atalanta të cilët po udhëtonin me kompaninë ajrore “Delta” janë befasuar kur kanë parë se në avion po futeshin pica, të cilat ishin porositur për ata.

Në të vërtetë, avioni ishte ngritur nga Filadelfia në orën 14:00 të së martës dhe duhej të arrinte në Atalanta në orën 16:00, por piloti u kishte dhënë një lajm të keq udhëtarëve se do të duhet të bëjnë një ulje të detyruar në Knoxville për shkak të motit të keq.

Pasagjerët do të detyroheshin që të prisnin disa orë derisa moti të qetësohej, por kompania kishte vendour që të porosiste pica, si shpërblim për pritjen e tyre. Të gjithë ishin befasuar, por e kishin mirëpritur këtë vendim të kompanisë.

Pasi kishin shijuar picat e tyre dhe ishte dhënë leja për fluturim, avioni ishte ngritur sërish dhe udhëtarët arritën në Filadelfia tre orë me vonesë, por me stomakun plotë.

FOTO GALERI
1/3
Erdhën picat.

Top Channel