Padia, “Wal-Mart” dhe Tracy Morgan arrijnë marrëveshje

27/05/2015 00:00

“Wal-Mart” ka arritur një marrëveshje me aktorin Tracy Morgan, pasi ky i fundit kishtë ngritur një padi ndaj tyre pas lëndimeve që kishte marrë në vitin 2014 në një aksident.

Më 7 qershor 2014 një shofer i kamionit të “Wal-Mart” shkaktoi një aksident, duke u përplasur me një furgon që la të vdekur një dhe lënduar katër të tjerë, përfshirë aktorin Morgan.

Ish-aktori i “Saturday Night Live” dhe “30 Rock” kishtë pësuar thyerje të kockave, si dhe bazuar në fjalët e avokatit të tij Benedict Morelli, kishte dëmtime edhe në tru.

“‘Wal-Mart’ bëri gjënë e duhur për mua, për familjen time, për bashkëpuntorët e mi dhe familjet e tyre. Jam shumë mirënjohës që kjo çështje u zgjidh miqësisht”,-  është shprehur Morgan.

Kushtet e marrëveshjes nuk janë bërë publike, por e rëndësishme është që mes palëve është gjetur zgjidhja.

Në muajin mars avokati Morelli ishte shprehur se aktori nuk ka arritur të marrë vetën, por është duke punuar fortë në këtë drejtim. “Mendoj se do të duhet kohë që Morgan të marrë veten psikologjikisht dhe emocionalisht. Por, është duke punuar shumë në këtë drejtim”,- ka thënë Morelli.

Morgan humbi përvjetorin e 40 të “Saturday Night Live” që ishte në shkurt, pasi nuk ishte i aftë të merrte pjesë, ndërsa ende nuk ka shikuar asnjë seri të “30 Rock”, ku në njëren prej tyre pas aksidentit Tina Fey dhe Alec Baldwin i shprehën mirënjohje.

Top Channel