NBA, Golden State Warriors kalon në finale

28/05/2015 00:00

Do të jetë Golden State Warriors skuadra që do të sfidojë Cleveland Cavaliers në finalet e NBA për këtë sezon.

Të udhëhequr nga MVP-ja i sezonit të rregullt, Stephen Curry, Warriors-at fituan ndeshjen e pestë të finaleve të Konferencës së Perëndimit me rezultatin 104-90, duke mbyllur serinë në shifrat 4-1.

Golden State kthehet në një finale të NBA pas 40 vitesh, kur e fitoi serinë me rezultatin 4-0 ndaj Washington Bullets.

Lojtari më i mirë i ndeshjes së pestë ishte Curry, me 26 pikë, 8 topa në tabelë dhe 6 asist.

Seria e finaleve mes Cleveland Cavaliers dhe Golden State Warriors do të nisë në datën 4 qershor.

Top Channel