Argjentina, Messi dhe Tevez grumbullohen për Kupën e Amerikës

28/05/2015 00:00

Trajneri i Argjentinës, Gerardo Martino, ka publikuar listën përfundimtare të lojtarëve që do të luajnë në Kupën e Amerikës, event që do të zhvillohet në Kili nga 11 qershori në 4 korrik të këtij viti.

Në listë janë përfshirë emrat e mëdhenj si Leo Messi dhe Carlos Tevez, sulmuesit të cilët në 6 qershor do të jenë përballë njëri-tjetrit në finalen e Champions League mes Barcelonës dhe Juventusit. Gjithashtu, në këtë kompeticion do të marrin pjesë edhe Martín Demichelis, Fernando Gago, Javier Mascherano, Gonzalo Higuaín, Angel Di María dhe Sergio Agüero.

Argjentina është në grupin B të Kupës së Amerikës, bashkë me Uruguajin, Paraguajin dhe Xhamajkën.

Lista e lojtarëve të Argjentinës të grumbulluar për Kupën e Amerikës:

Portierë: Sergio Romero (Sampdoria), Nahuel Guzmán (Tigres) dhe Mariano Andújar (Napoli).

Mbrojtës: Facundo Roncaglia (Genoa), Pablo Zabaleta dhe Martín Demichelis (Manchester City), Ezequiel Garay (Zenit), Nicolás Otamendi (Valencia), Marcos Rojo (Manchester United) dhe Milton Casco (Newell’s Old Boys).

Mesfushorë: Javier Mascherano (Barcelona), Lucas Biglia (Lazio), Éver Banega (Sevilla), Roberto Pereyra (Juventus), Fernando Gago (Boca Juniors), Angel Di María (Manchester United), Erik Lamela (Tottenham Hotspur) dhe Javier Pastore (Paris Saint Germain).

Sulmues: Lionel Messi (Barcelona), Carlos Tevez (Juventus), Gonzalo Higuaín (Napoli), Sergio Agüero (Manchester City) dhe Ezequiel Lavezzi (Paris Saint Germain).

Top Channel