Një punë me…kinema, ushqim falas dhe plazh

28/05/2015 00:00

Në Angli ekziston një vend pune, ku është e pamundur të stresohesh pasi aty mund të gjesh kinema, ushqim falas dhe plazh.

Bëhet fjalë për firmën rentalcars.com, që ka menduar për punonjësit e saj duke shpenzuar për këtë “kamp” më shumë se 3 milionë dollarë.

Të gjithë punonjësit e stresuar mund të relaksohen në plazhin që ndodhet nën çatinë e punës.

Zyrat ndodhen në Piccadilly Gardens, në qendër të Mançesterit.

FOTO GALERI
1/4
Rentalcars në Angli ofron ushqim falas për punonjësit

Top Channel