Keira Knightley bëhet nënë

28/05/2015 00:00

Keira Knightley dhe bashkëshorti i saj James Righton kanë sjellë në jetë fëmijën e tyre të parë, kanë konfirmuar burime për ‘E! News’.

Shumë pak dihet rreth fëmijës të sapoardhur në jetë, pasi çifti akoma nuk ka konfirmuar emrin, gjininë si dhe datën e saktë të lindjes.

Gjatë një interviste të dhënë së fundmi, Keira ka treguar se ndihej tepër nervoze për procesin e lindjes, por duket se tashmë ky proces ka marrë fund.

Aktorja 30-vjeçare është martuar me muzikantin James Righton në maj 2013, pas 2 vitesh lidhjeje.

Top Channel