Konkurs karikaturash kundër ISIS-it

28/05/2015 00:00

Një konkurs karikaturash kundër Shtetit Islamik është organizuar në kryeqytetin e Iranit, Teheran.

Vizatimi më i mirë satirik i garës, ku marrin pjesë karikaturistë nga gati 40 vende të botës, do të shpallet më 31 maj.

Të ekspozuara janë 280 nga 800 karikaturat e dërguara gjithsej. Një pjesë e tyre, megjithatë, sulmojnë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraelin.

Konkursi, natyra e të cilit është qartazi provokuese, merr domethënie shumë të madhe pas sulmit vdekjeprurës të muajit janar ndaj redaksisë së revistës satirike franceze ‘Charlie Hebdo’.

Top Channel