Shpërthime të fuqishme në dy hotele në Bagdad, të paktën 10 të vdekur

29/05/2015 00:00

Dy shpërthime të fuqishme kanë ndodhur në dy hotele në qendër të Bagdadit në orët e vona të së enjtes, duke vrarë të paktën 10 persona dhe 30 të tjerë kanë mbetur të plagosur, sipas policisë dhe burimeve mjekësore.

Autoritet vendase kanë thënë se shpërthimet kanë ndodhur në një distancë kohore rreth 7 minuta nga njëri-tjetri, ndërsa bomba e parë ka shpërthyer në hotelin “Babylon”, në të cilin zhvillohen shpesh takime mes qeveritarëve dhe konferenca. Bomba e dytë ka shpërthyer pranë hotelit “Sheraton”.

Që prej datës 17 maj, kur ISIS mori nën kontroll qytetin Ramadi, i cili ndodhet në perëndim të Bagdadit, sulmet me bomba në kryeqytetin irakian janë rritur ndjeshëm.

Top Channel