Ferma e Michael Jackson mund të jetë e juaja…për 100 milionë dollarë

29/05/2015 00:00

Ferma përrallore e Michael Jackson në Neverland të Shteteve të Bashkuara është në shitje.

Personat që kanë dëshirën dhe mundësinë financiare për ta bërë të tyren fermën gjigande prej 2700 hektarësh, tashmë është e mundur. Por çmimi është vërtetë i kripur, 100 milionë dollarë.

“Wall Street Journal” raporton se firma,  e cila mori përsipër borxhin e këngëtarit të ndjerë dhe pastaj restauroi pronat e tij, ka nxjerrë më në fund në shitje fermën e ndodhur në Santa Barbara, Kaliforni.

Sipas agjentit të kompanisë që ka nxjerrë në shitje fermën e Mbretit të pop-it, çmimi i vendosur është krejtësisht i justifikuar. Megjithëse kafshët e dashura ekzotike të këngëtarit janë larguar prej kohësh, ferma përfshin një shtëpi gjigande, e cila është e vendosur në mes dy liqeneve plotë me mjellma. Gjithashtu në të gjendet një pishinë, një fushë basketbolli, një fushë tenisi, si dhe një sallë teatri me dhjetëra ndenjëse.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel