Policia britanike arreston dy të rinj, do të kryenin sulme terroriste

29/05/2015 00:00

Policia britanike arrestoi gjatë së enjtes dy të rinj, në dy qytete në perëndim të Londrës. Dyshohet se ata ishin duke përgatitur sulme terroriste, – thuhej në një deklaratë të policisë.

Identitetet e dy personave të arrestuar nuk janë bërë të ditur, por sipas policisë, bëhet fjalë për një femër 23-vjeçare dhe një 24-vjeçar, të cilët mendohet se njiheshin me njëri tjetrin.

Në një postim në “Twitter”, policia tha se arrestimet u kryen njëkohësisht ditën e enjte. 24-vjeçari u arrestua në qytetin Reading, ndërsa vajza në Wokingham.

Policia britanike nuk ka dhënë informacione të mëtejshme për dy personat e arrestuar.

Top Channel