Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev ka qëndruar këtë të premte për vizitë njëditore në Sofje të Bullgarisë. Gjatë kësaj vizite, ai është takuar edhe me kryeministrin bullgar, Bojko Borisov.

“Në këtë takim biseduam për marrëdhëniet e mira me Maqedoninë dhe i njoftova ata për mundësinë e zgjerimit të konfliktit në Kumanovë, pasi është korrekte që fqinjët të dinë se ai ishte një konflikt i izoluar, e se tashmë u tejkalua ajo gjendje. Informuam për pritshmëritë tona që ngjarje të njëjta të mos përsëriten”, ka thënë Zaev për mediat.
 
Në Sofje, Zaev pritet të takohet edhe me përfaqësues tjerë të lartë të qeverisë bullgare, si dhe me krerët e opozitarë socialistë të Bullgarisë.

Top Channel