Kim Kardashian aksidentohet me makinë

29/05/2015 00:00

Kim Kardashian dhe një pjesë e familjes së saj kanë mundur të shpëtojnë pa u lënduar, pas një aksidenti të frikshëm me makinë. Megjithatë duket se ajo është trembur shumë nga ky aksident, pasi nuk ka mundur t’i mbajë lotët.

Kim, Khloe, Kylie dhe North West kanë qenë duke udhëtuar në një rrugë me borë në Montana, në momentin që makina e tyre ka rrëshkitur nga rruga dhe thuajse u goditën nga një tjetër makinë që ishte në lëvizje.

Por, në klipin e publikuar për serinë e ardhshme të ‘Keeping Up with the Kardashians’ tregohet se vajzat janë në një gjendje të mirë pas këtij aksidenti të ndodhur në Montana.

Top Channel