Abuzim seksual me të mitur, ekzekutohet mësuesi në Kinë

29/05/2015 00:00

Një mësues i një shkolle fillore është ekzekutuar në Kinë, pasi u shpall fajtor për përdhunim e abuzime seksuale me 26 vajza të mitura.

Krimet për të cilat akuzohet Li Jishun, janë kryer në periudhën e viteve 2011-2012, gjatë kohës kur ai jepte mësim në një fshat të provincës Gansu. Sipas deklaratës së lëshuar nga Gjykata Supreme e Popullit, pre e tij janë bërë vajza të moshave nga 4 deri në 11 vjeç.

I njëjti institucion pohon se vitet e fundit, ka pasur më shumë se 7.000 raste abuzimesh seksuale me të mitur në Kinë dhe trendi është në rritje.

Top Channel