Mbi 100 vetë ngrejnë autobusin, shpëtojnë çiklistin

29/05/2015 00:00

Mbi 100 vetë i kanë shpëtuar jetën një çiklisti në Londër, i cili ishte aksidentuar nga një autobus. Pas përplasjes, çiklisti kishte mbetur poshtë autobusit pa ndjenja. Njerëzit, të cilët gjendeshin rastësisht në atë zonë, kanë vrapuar për të ngritur autobusin dhe të nxjerrin çiklistin.

Njerëzit ia kanë dalë që ta nxjerrin çiklistin, i cili menjëherë është dërguar në spital, për shkak se ishte në gjendje të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën.

“Ka qenë një moment i jashtëzakonshëm. Njerëzit dilnin nga dyqanet, lanë gjithçka në një anë dhe u mblodhën tek autobusi. Ishte vërtetë diçka për t’u admiruar”, është shprehur një qytetare.

Top Channel