Janet Jackson, gati rikthimi në skenë

29/05/2015 00:00

Vitet e fundit ka qenë larg skenave, por Janet Jackson pritet të rikthehet fuqishëm. Ajo së fundmi ka paralajmëruar se do jetë në një tur botëror për të prezantuar disa këngë të reja.

Të enjten ajo është kapur nga paparacët, teksa po hynte në një prej studiove muzikore të Los Angeles. Ajo ishte veshur në atë mënyrë, që të mos diktohej nga njerëzit, por nuk i ka shpëtuar syrit të fotografëve.

Që nga martesa me miliarderin nga Katari, Wissam al Mana në vitin 2012, motra e Michael Jackson ka qëndruar larg muzikës. Por, përmes një video-mesazhi ajo ka njoftuar se do të jetë sërish pranë adhuruesve të saj.

Albumi i fundit i saj daton në vitin 2008 dhe numëron dhjetë të tillë në gjithë karrierën. Adhuruesit e saj, përmes rrjeteve sociale, shpesh i kanë kërkuar që t’i rikthehet muzikës, pasi sipas tyre, ajo i mungon skenës.

Top Channel