Juve në kërkim të një “numri 10”

29/05/2015 00:00

Juve nuk ndalet. Pas Dybalas dhe Khediras, “zonja” është në kërkim të një “numri 10”. Allegri asnjëherë nuk e ka fshehur dëshirën që të ketë në skuadër një organizator, dhe i pari në listë është braziliani i Chelseat, Oscar.

23-vjeçari vlerësohet 40 milionë euro nga londinezët dhe kjo do të mund të përbënte problem. Allegri e ka pëlqyer gjithmonë lojën e brazilianit dhe me formën jo të mirë te Chelsea mund ta rrëmbejë në Torino.

Mourinho nuk pritet që të ulë çmimin e lojtarit, por mund të kërkojë Pogbanë si shkëmbim, sigurisht me një shumë shtesë që duhet të paguajë skuadra angleze.

Alternativa e dytë pas brazlianit është Wesley Sneijder. Ish-lojtari i Interit nuk vlerësohet më shumë se 15 milionë euro. Lojtari preferon që të rikthehet në njërën nga ligat më të forta të Europës dhe Juve është një skuadër perfekte për të. Kontrata e holandezit me turqit e Galatasaray skadon verën e ardhshme.

Top Channel