“Një nga 16 destinacionet turistike më të nënvlerësuara, por njëkohësisht edhe më tërheqëse të Europës në vitin 2015”.

Kështu e cilëson “Bussines Insider”, një nga revistat online më të mëdha në botë për ekonominë dhe financat, qytetin e Beratit.

Dikur në kufij të Perandorisë Bizantine, qyteti i Beratit ka një kala dhe një kishë bizantine, e cila daton në shekullin e XIII, shkruan revista, duke e ilustruar vlerësimin me foton nga qyteti 2500-vjeçar.

* Nicola Legrottaglie, ish-futbollist i Juventusit, Milanit dhe kombëtares italiane, është shembulli se me vullnet dhe besim mund të heqësh dorë nga veset e këqija, e të bëhesh një njeri më i mirë.

Ai ka ardhur në Tiranë, te shkolla “At Zef Pllumi”, për të ndarë historinë e tij me të rinjtë e kryeqytetit dhe, në “Pasdite në Top Channel”, ai tregoi se jeta e tij ka ndryshur plotësisht. Ai ka krijuar një familje dhe jeton i lumtur, larg jetës së çmendur e të shthurur, që bënte dikur.

* Takohen pas 41 vitesh ndarjeje. Kjo është historia e Nelly Reyes dhe Travis Tolliver, nënë e bir, të cilët janë ndarë nga njëri-tjetri pas lindjes së Travis.

E ëma thotë se, solli në jetë një fëmijë të shëndetshëm, por infermierja, pasi e mori djalin, i ka thënë se ai kishte probleme me zemrën dhe ishte e vështirë të mbijetonte.

Më vonë, asaj i është thënë se djali humbi jetën, por nuk iu dha kurrë mundësia të shihte trupin e tij apo një certifikatë vdekjeje. Travis nuk ka rreshtur kurrë së kërkuari të ëmën biologjike, deri sa më në fund e gjeti.

Top Channel