Ben Affleck dhe Jennifer Garner hedhin poshtë thashethemet

30/05/2015 00:00

Ata u përfolën për një ndarje mes tyre ditët e fundit, por Ben Affleck dhe Jennifer Garner i kanë hedhur poshtë këto thashetheme.

Aktori 42-vjeçar dhe aktorja 43-vjeçare janë fotografuar gjatë një shëtitje, së bashku me fëmijët e tyre, ditën e enjte në Santa Monika.

Ishin revistat “OK!” dhe “National Enquirer” ato që raportuan këtë javë se marrëdhënia e çiftit është pranë fundit, duke shtuar se vendimi për divorcin ka ardhur pas disa vitesh probleme në martesën e tyre.

Ben dhe Jennifer janë martuar në vitin 2005 dhe kanë 3 fëmijë së bashku.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel