Kylie Jenner sqaron: Nuk jam shtatzënë

30/05/2015 00:00

Gjatë muajve të fundit, Kylie Jenner është përfolur për një marrëdhënie me Tyga, propozime për martesë dhe së fundmi për një shtatzëni të mundshme, por bukuroshja ka përdorur llogarinë e saj të “Twitter” për të hedhur poshtë thashethemet që kanë pushtuar mediat rozë.

17-vjeçarja gjithashtu ka postuar edhe një video në profilin e saj në “Snapchat”, ku dallohej qartë barku i saj i tonifikuar.

“Njerëzit mendojnë se jam në muajin e tetë, por dallohet qartë që nuk jam shtatzënë”, shkruan në postimet e saj Kylie.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel