“Lamtumirë” dashuri, hiqet muri i çelësave në Paris

30/05/2015 00:00

I vetëshpallur si qyteti i dashurisë, më në fund vendosi se ka pak si shumë dashuri. Mijëra “love-locks” (kyçe çelësash që vendoseshin nga të dashuruarit) në murin prej teli në pedonalen e Pont des Arts në Paris, do të hiqen të hënën.

Ndërsa kyçet e tjerë të lyer edhe me inicialet e të dashuruarve në urat e tjera mbi Senë do të hiqen më vonë.

Pasi ka hezituar për vite me radhë, qyteti i Parisit vendosi të heqë këto çelësa dhe do të vendosë pjesë xhami për të parandaluar rikthimin e tyre.

“Kjo dukuri na sjell dy probleme: degradim të trashëgimisë së Parisit, dhe një rrezik për sigurinë e vizitorëve, parizienëve dhe turistëve”, tha një zëdhënës i bashkisë së qytetit.

Muri prej teli në Pont des Arts, mes kopshtit Tuileries dhe Musee d’Orsay, u rrëzua në qershorin e kaluar, për shkak të peshës së çelësave.

Që prej vitit 2008, u bë traditë për çiftet që deklaronin dashurinë e tyre, duke vendosur inicialet në një kyç, dhe çelësat t’i hidhnin në lumë. Kjo çmenduri nisi në Itali dhe u shpërnda gjithandej, duke pushtuar gjithë urat e Senës.

Dy të rinj amerikanë që jetojnë në Paris nisën marsin e vitit të kaluar një peticion, ku apelonin për heqjen e këtyre çelësave, pasi ishin të shëmtuar dhe mund të dëmtonin urat.

Top Channel