Kanceri në mushkëri, shpresa për rritjen e jetëgjatësisë

30/05/2015 00:00

Ai është lloji më vdekjeprurës i kancerit që çdo vit merr jetën e 1.6 milionë njerëzve në botë. Por mjekësia ka shpresa se e ka gjetur deri diku rrugën për të shtuar jetegjatësinë e pacientëve të prekur prej kancerit në mushkëri.

Pikërisht ilaçi “Nivolumab” ndalon që qelizat kanceroze të fshihen nga antitrupat që e luftojnë. Rezultatet nga 582 njerëz, të paraqitur në klinikën amerikane të Onkologjisë, janë përshkruar si raste shpresëdhënëse për të ardhmen e kurimit të kësaj sëmundje.

Është e vështirë për të trajtuar me kimioterapi kancerin e mushkërive, ashtu siç është edhe i vështirë diagnostifikimi me vonesë i saj, që përgjithësisht shkaktohet nga konsumi i tepërt i duhanit.

Top Channel