Leo Messi, vepër arti në Kupën e Mbretit

31/05/2015 00:00

Leo Messi mrekulloi edhe një herë tjetër tifozët e futbollit me një gol që vetëm ai mund ta bëjë.

E mori topin 47 metra larg portës kundërshtare, la pas 4 kundërshtarë (Balenziaga, Beñat, Rico dhe Laporte) dhe pasi u fut në zonë, goditi fort me të majtën.

Ky ishte goli që zhbllokoi finalen e Kupës së Mbretit, e fituar me rezultatin 3-1 nga Barcelona.

Top Channel