Nicki Minaj tregon sekretet në shtrat

31/05/2015 00:00

Në një intervistë të dhënë së fundmi, Nicki Minaj ka folur hapur për jetën e saj seksuale dhe veçanërisht për rëndësinë e kënaqësisë.

“E kërkoj patjetër orgazmën”, ka thënë reperja 32-vjeçare në numrin e fundit të revistës ‘Cosmopolitan’.

“Gjithmonë meshkujt më pyesin se pse e kërkoj me çdo kusht orgazmën. Habitem kur ma bëjnë këtë pyetje, pasi ne kryejmë marrëdhënie për të njëjtën arsye, kështu që dua ta ndjejmë të dy atë lloj kënaqësie”, sqaron Minaj.

Këngëtarja e hitit ‘Feeling Myself’ ka shtuar gjithashtu se i “dhemb shpirti” që ka shumë femra në botë që nuk e kanë arritur kurrë pikën kulminante.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel