Kimi Raikkonen “pro” ndryshimeve në F1

31/05/2015 00:00

Kimi Raikkonen kërkon që Formula 1 të bëhet akoma më interesante. Finlandezi i Ferrarit është pro ndryshimeve në rregullore, të cilat janë paralajmëruar se mund të ndodhin, për faktin se kërkon që të rritet shpejtësia e makinave, por edhe rivaliteti mes pilotëve dhe tifozëve.

Në takimin e fundit të grupit strategjik, parimisht u ra dakord që shpejtësia e makinave të rritet me 5-6 sekonda për xhiro, duke prezantuar goma të pasme më të gjera, ndryshime në aerodinamikë, si dhe duke ulur peshën e njëvendësheve.

“Unë i pëlqej ndryshimet dhe mendoj se ka ardhur koha që ato të ndodhin edhe në Formula 1. Garat duhet të jenë më tërheqëse, më interesante dhe të ketë më shumë luftë mes pilotëve. Gara do të ishte më e bukur nëse makinat do të ishin më të shpejta”, është shprehur Raikkonen.

Megjithatë, në paketën e ndryshimeve është edhe ajo e heqjes së komunikimit në radio, për të cilin finlandezi ka rezervat e veta: “Dyshoj që heqja e komunikimit në radio mund ta bënte më të bukur garën, unë mendoj më të keqen dhe në këtë rast, më e keqja, do të ishte se pilotët nuk do mund të përfundonin garën”.

Top Channel