PSG, Al-Khealifi: Mund t’i bëj bashkë Ronaldon e Messin

31/05/2015 00:00

Presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khealifi ka bërë një deklaratë të fortë. Ai u ka bërë të qartë skuadrave europiane se është i aftë të bëjë bashkë, në një skuadër, Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin.

“Është shumë e vërtetë që mund të bëj bashkë Ronaldon dhe Messin. Në skuadrën tonë çdo gjë është e mundur”,- është shprehur ai. Për shkak të “fair play”-t financiar, PSG-ja është dashur të tregohet më e kujdeshme në merkato, por në rast se hiqet kjo rregullore, sheiku mund të trondisë botën e futbollit.

Presidenti i kampionëve francezë lobon shumë që fair-play financiar të hiqet, pasi sipas tij, është e pamundur të vazhdosh normalisht aktivitetin. Ai thotë se Champions-i do të bëhet më i bukur, kur ka skuadra më të forta.

PSG-ja ka fituar “tripletën” këtë sezon, por ëndrra e skuadrës është kupa “me veshë të gjatë”. “Jemi duke punuar ditë e natë për Champions-in. Është ëndrra jonë më e madhe. Shohim që kemi progres vit pas viti. Këtë sezon eliminuam Chelsean, një skuadër që na eliminoi ne një vit më parë. Në këtë garë ka rëndësi eksperienca”,- ka thënë Khealifi.

Top Channel