Meshkujt nën presion, duan trup të bukur

31/05/2015 00:00

Nuk janë vetëm femrat ato që duan një trup perfekt, por edhe meshkujt. Një studim në Britaninë e Madhe ka zbuluar se meshkujt janë në presion të madh, po thuajse në të njëjtin nivel sa femrat, për të pasur një trup të bukur.

Rreth 900 britanikë, 500 prej tyre femra dhe 400 meshkuj, janë pyetur për trupin e tyre. Vetëm 8% e meshkujve kanë thënë se ndjehen mirë me trupin e tyre, ndërsa 11% e tyre kanë thënë se e urrejnë, për shkak se nuk janë në formë të mirë.

Meshkujt janë shprehur se ndjejnë presionin për një trup të mirë dhe kjo vjen nga shumë anë. Rreth 29% kanë thënë se gratë ose të dashurat ua kërkojnë një gjë të tillë, ndërsa 16% janë shprehur se presioni vjen nga shokët.

Gjithashtu, personazhet publike si David Beckham apo Chris Hemsworth bëjnë që djemtë të ndihen në presion. 16% e meshkujve janë shprehur se ndihen keq kur krahasojnë veten e tyre me dikë tjetër.

Ardhja e ditëve të ngrohta është një stimul i mirë për 33% të të përfshirëve në studim që ata të fillojnë palestrën, ndërkohë që 4% kanë thënë se këtë e bëjnë edhe gjatë muajve të dimrit.

Ndërkohë, 4% e femrave kanë thënë se ndjehen mirë me trupin e tyre, ndërsa 19% e urrejnë. Sipas tyre, pjesët më kritike janë këmbët dhe stomaku.

Top Channel